Studimi në Gjermani

mes Berlin-it dhe Leipzig-ut

4 Arsye për studime në një universitet gjerman të shkencave të aplikuara:

  • Kushtet më të mira për studime dhe hulumtime shkencore në botë
  • Pa tarifë shkollimi dhe kosto e ulët e jetesës
  • Qytete të sigurta me cilësi të lartë të jetesës
  • Për shkak të afërsisë me një ekonomi të fortë mundësohen perspektiva shumë të mira të punës
Studim pa pagesë

Gjermani: Studimi në "Motorin e Evropës"

Gjermania është një nga vendet më të dëshiruara për të studiuar nga studentët ndërkombëtarë. Diploma gjermane ka reputacion të lartë dhe ofron mundësi më të mira për karrierë. 

© cash
Pa tarifë shkollimi & kosto e ulët e jetesës

Pa tarifë shkollimi dhe me qira shumë të ulët, ku kostoja e jetesës është e ulët.

© Sebastian Köhler
Qytete të sigurta & cilësi të lartë të jetesës

Gjermania ka njerëz nga kultura të ndryshme dhe ju ndiheni të sigurt këtu.

© Lukas Petereit
Afërsia me një ekonomi të fortë ku mundësohen perspektiva shumë të mira të punës

Kurset e studimit praktik të përgatitin për një karrierë të suksesshme.

Informacione rreth studimit në Gjermani

© Verena Eidel
Informacione rreth studimit në Gjermani

Bachelor ose Master - Gjeni programin përkatës në gjuhën gjermane ose angleze.

Weiter auf Deutsch...
© Lukas Petereit
Kontakti: Zyra Ndërkombëtare

Për një studim të suksesshëm, Zyra Ndërkombëtare është në dispozicionin tuaj.

Weiter auf Deutsch...
© Stefan Stumpp
Për të studiuar: Aplikoni online

Informohuni rreth kërkesave për aplikantët e huaj.

Weiter auf Deutsch...

Studimi mes Berlin-it dhe Leipzig-ut

Berlin është kryeqyteti i Gjermanisë për themelimin e Startups inovative, me rreth 500 Tech-Startups të reja në vit. Berlini ka një skenë të Startup në rritje të shpejtë, që ofron shanse të shumta për një karrierë ndërkombëtare në zemër të Evropës.

Leipzig po rritet më shpejt se çdo qytet tjetër i madh në Gjermani. Jo për asgjë, konsiderohet si Berlini i ri. Me çmime të përballueshme të qirasë dhe një kulturë të re e dinamike, qyteti vazhdon të zhvillohet vazhdimisht. Kompanitë e mëdha si Amazon, DHL ose BMW ofrojnë perspektiva optimale të punës dhe vazhdimisht kërkojnë staf të ri.

Bernburg, Köthen dhe Dessau janë tre vendet kryesore të Universitetit të Shkencave të Aplikuara Anhalt. Këto qytete ndodhen pikërisht mes dy metropoleve në Gjermaninë Lindore dhe ofrojnë kushte të përsosura për të studiuar në Gjermani.

Universiteti i shkencave të aplikuara Anhalt më ka përgatitur shumë mirë për punë. Mbi të gjitha, ka qenë një kohë shumë e mirë e studimit.

Johannes Penzel

FAQ